Jennifer Aniston tregon arsyen përse “Friends” nuk mund të ribashkohen
Seriali komik “Friends” ka qenë i preferuari i miliona të rinjve anembanë botës në vitet 1994-2004. Ai tregonte jetën e të rinjve të moshave 20-30 vjec dhe se sa bukur ata e kalonin kohën bashkë. Por ndërsa shumë janë të interesuar ta rishohin një version modern të këtij seriali, një ndër personazhet kryesore të tij, Jennifer Aniston e cila luante rolin e Rachel ka dhënë përgjigjen për fansat. “Ne bëjmë shaka duke thënë se, nëse “Friends” do të ishte krijuar sot do të kishim një lokal plot me njerëz që thjesht ndezin iPhone-at. Nuk do të kishte episode aktuale, apo biseda. Njerëzit sot zhyten në telefona për të bërë biseda. Nëse mendoj për pajisjet e mëparshme, po përpiqem të mendoj fillimisht, kush vjen e para, zakoni im i keq i gjumit, apo një pajisje? Ndershmërisht dua të fle shëndetshëm dhe nuk besoj se kjo i atribuohet këtyre telefonave që erdhën në jetën tonë dhe në të vërtetë filluan të na prishin gjumin”, thotë 48 vjeçarja për Huffington Post.