Jennifer Lawrence dhe ngacmimet seksuale: “E ndërshkuar që jam rebeluar”
Mes shumë artisteve të cilat kanë bërë publike ngacmimet seksuale është edhe artistja e çmimit Oscar Jennifer Lawrence. E intervistuar nga ‘Hollyeood Reporter’ 27-vjeçarja ka pranuar që është kërcënuar pasi nuk ka plotësuar kërkesat e një regjisori: Për këtë fakt jam dënuar dhe kisha frike se nuk do më thërrisnin më. Vura në rrezik punën dhe karrierën time’ ka thënë Lawrence.
Revista i ka dedikuar kopertinën diveve të cilat kanë refuzuar të bëjnë kompromise dhe për këtë arsye janë etiketuar si ‘të vështira’.
Përveç Lawrence në kopertinë shfaqen edhe Emma Stone, Jessica Chastain, Allison Janney, Saoise Ronan dhe kantautorja Mary J. Blige.
‘Më thanë që isha e pa menaxhueshme, që isha një ankth’, ka vazhduar Jennifer .
‘Mendoj që shumë njerëz nuk veprojnë nga frika që nuk do kenë më mundësi të punojnë. Duhet të kesh forcën të thuash që ‘Kjo është e gabuar’ dhe të kesh pranë dikë që bën diçka për ty, në vend që të të thotë është e gabuar? Mirë je e pushuar nga puna’.
Një luftë që sipas Lawrence nuk i takon vetëm botës së spektaklit: ’Ka një paragjykim që këto gjëra ndodhin vetën në botën e artit dhe të kinematografisë, por nuk është kështu. Të njëjtat abuzime ndodhin në çdo fushë, në çdo ambient pune. Fatmirësisht tani kemi filluar të flasim’.