Jennifer Lawrence flet për Weinstein: Njeri i egër, sillej si kafshë
Jennifer Lawrence ka folur për eksperiencën e saj me Harvey Ëeinstein, i cili është akuzuar për abuzim dhe ngacmim seksual.
Në numrin e fundit të revsitës “The Hollyëood Reporter”, bukuroshja ka rrëfyer se regjisori kishte një sjellje prindërore ndaj saj gjatë gjithë kohës, pavarësisht se kishin debate të shpeshta. Fituesja e çmimit Oscar ka shtuar gjithashtu se ajo u sëmur keq kur mësoi krimet e tij.
“Ai është sjellë mirë me mua shumicën e kohës përveç momenteve kur kishim debate dhe unë e ofendoja por e linim me aq”.
“Ai ka patur një sjellje prindërore ndaj meje. Kështu që m’u desh kohë të kuptoja gjithçka pasi mendoja që e njihja këtë njeri ndërsa ai u akuzua për përdhunim. E dinim të gjithë që ishte një qen dhe që ishte brutal”.
“Një mashkull i ashpër, një kafshë, një njeri i vështirë për të negociuar por nuk e dija që ishte një përdhunues”, ka thënë aktorja e “X-Men”.
“Abusimi është shumë i përhapur, nga njerëz të ndryshëm si regjisor, producentë dhe besoj se të gjithë kishin nevojë të kuptonin gjithë këtë”.
“Kur dëgjova se ai iu thoshte femrave në mikrofon të shkonin të shihnin atë teksa bënte dush, kisha një dhimbje deri në kockë, gjatë gjithë ditës. Isha shumë sëmurë”.