Jennifer Lawrence: Sapo më drejtohet ndonjë fans, bëhem e vrazhdë
“Unë jam tmerrësisht e zemëruar me tifozët e mi, unë e urrej kur më drejtohen në public”. Aktorja thotë se kjo është mënyra se si mbron të drejtën e saj për privatësi. Fituesja e Oscarit Jennifer Lawrence (27) pranoi se nuk i pëlqen që fansat e saj të ndaleshin në rrugë, ose në restorante dhe të përpiqeshin të flisnin me të. “Sapo më drejtohet ndonjë fans, bëhem tmerrësisht e vrazhdë. Kjo është e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten nga privatësia. Nëse dikush më pyet, nëse mund të bëjë selfie me mua, i përgjigjem “nuk mundeni”, ka thënë Jennifer.