Jennifer Lopez bën historinë në Guess Girl

Jennifer Lopez është fytyra më e re e “Guess Jeans”, duke bërë kështu historinë e kësaj marke të xhinseve.

Lopez që tashmë është ikona e kësaj marke dhe do të paraqitet në koleksionin pranveror të vitit 2018 është gruaja më e vjetër në historinë e Guess Jeans.

Në një imazh seksi bardh e zi, 48 vjeçarja ka zbuluar këmbët e saj të tonifikuara në një palë pantollona të shkurtër që i ka të kombinuar me një këmishë të zbërtyher tek gjokset.

E vetë këngëtarja dhe aktorja ka treguar se si ndjehet për këtë moment në jetën e saj, transmeton Klan Kosova.

“Kur mora thirrjen nga Paul Marciano që më ftoi të jem fytyra e re e Guess Girl, isha e lumtur dhe e entuziazmuar të isha pjesë e një brendi kaq ikonik që e kam dashur qysh kur isha tinejxhere”.

“Kur unë shikoj kampnjat më të hershme të Guess gjatë viteve të ndryshme, shoh vajza dhe modele të bukura, fotografi ikonike që Paul ka krijuar. Është kompliment i jashtëzakonshëm të jem pjesë e koleksionit të Guess për pranverën e vitit 2018”, ka thënë Lopez.

E vetë Marciano tregoi se pse Lopez është personi ideale për këtë kampanjë që moto ka festimin e vetë jetës.

“Jennifer Lopez është ëndrra e Guess Girl. Ajo është një artiste e kompletuar, ajo është ikonike, ajo është sensuale. Ndikimi i Lopez është gjithmonë në rritje dhe kjo kampanjë mbështet idenë se gratë mund të jenë më të bukura dhe të talentuara nëse fitojnë eksperienca jetësore”.

“Bukuria dhe klasi i saj shkëlqejnë në këtë kampanjë”, ka thënë ai.

SHKARKO APP