Jennifer Lopez nis pushimet luksoze me të dashurin, Alex Rodriguez

Shumë nga të famshmit këtë vit zgjodhën Italinë si destinacionin e tyre për pushime. Edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, kaloi disa ditë me të dashurin në brigjet e Sardenias. Së fundmi, plazhin italian kanë zgjedhur edhe këngëtarja e famshme, Jennifer Lopez, me të dashurin e saj, Alex Rodriguez.

Çifti janë parë duke u relaksuar në një ishull italian, teksa shëtisnin me jahtin e tyre luksoz.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata po kalojnë pushimet në vendin ku Leonardo DiCaprio shijoi pushimet disa javë më parë. Se janë të dashuruar, këtë e tregon buzëqeshja në fytyrat e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pasi kanë bërë plazh, çifti u panë duke shëtitur rrugëve të qytetit për të blerë fruta të freskëta. E pasi përfunduan blerjet e frutave, Jennifer harxhoi pak kohë edhe duke blerë disa sandale.

Ajo ka rrëmbyer vëmendjen me paraqitjen e saj atraktive, ku vinte në pah linjat e saj të theksuara.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?