Jeta në rrezik pas lindjes, Kim: 5 operacione brenda 1 viti

Në të shumtën e kohës, Kim-in e shohim teksa jeton versionin më të mirë të jetës, por ka diçka tjetër që i bën njerëzit ta duan. Nëna e 4 fëmijëve, së fundmi foli gjatë për komplikimet që iu desh të kalonte gjatë shtatzënisë me dy fëmijët e parë, Saint dhe North West. Ajo vuante nga një gjendje që quhet placenta accreta, që do të thotë se placenta nuk shkëputet me lehtësi nga muret uterine në kohën e lindjes.

Në videon e postuar në llogarinë e saj të Instagram-it, Kim përmendi dhe njëherë gjithë vështirësitë e lindjes, duke thënë ndër të tjera se i është nënshtruar 5 operacioneve brenda një viti, pas lindjes së Saint-it, për të rregulluar gjithçka s’shkonte siç duhet brenda trupit të saj. Pas lindjes së vajzës, plaçenta e Kim nuk doli kurrë jashtë dhe një fenomen i tillë mund të shkaktojë edhe vdekjen.

Vështirësitë nuk ia zbehën ëndërrën për të patur një familje të madhe. Kim bëri dhe 2 fëmijë të tjerë, (Chicago dhe Psalm) përmes një nëne surrogate. “Jam e bekuar për fëmijët e mi, pavarësisht si erdhën tek unë, ata erdhën tek unë.”- dëgjohet të thotë 39-vjeçarja në fund të videos.

SHKARKO APP