Jimmy lovine dhe Dre pushtojnë Londrën

Producentët e njohur muzikorë, Jimmy lovine dhe Dr Dre, ishin në Brixton të Londrës me rastin e shfaqjes speciale të një dokumentari, i cili e ekranizon karrierën dhe sukseset e tyre ndër vite. Ai quhet “The Defiant Ones”. Në dokumentarin katër pjesësh i cili do të transmerohet në Netflix, “The Defiant Ones”, shoqëria e kësaj dyshe të njohur të muzikës vihet në qendër të vëmendjes, bashkë me sfidat dhe vështirësitë nëpër të cilat kanë kaluar për të arritur aty ku janë sot, transmeton Express i KTV-së. lovine, i cili e ka themeluar studion incizuese Interscope, dhe Dre, i cili e ka krijuar skenën Amerikane të hip hop-it, në vitin 2006-të së bashku i kanë krijuar dëgjueset e famshme Beats, dhe e kanë themeluar shërbimin muzikor online të cilin në vitin 2014 ia kishin shitur kompanisë Apple, për 3.2 miliardë dollarë. Të pranishëm mbi qilimin e kuq të shtruar me këtë rast, krahas dyshes lovine dhe Dre, ishin edhe modelja Neelam Gill dhe muzikanti Will.I.AM. Dokumentari poashtu është i pasuruar me intervistat e shumë artistëve të njohur botërorë me të cilët Dre dhe lovine kanë bashkëpunuar, si: Will.I.Am, Eminem, Bono, Bruce Springsteen, Stevie Nicks dhe Kendrick Lamar. “The Defiant Ones” do të shfaqet në kanalin Netflix, më 23 mars.

SHKARKO APP