JLo zbulon detaje nga takimi i parë me të dashurin: Më dërgoi mesazh nga tualeti

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë në një lidhje që nga pranvera e marsit të vitit të kaluar. Dhe diva e muzikës ka folur për takimin e saj me ish-lojtarin e bejsbollit në shfaqjen e Ellen DeGeneres. Këngëtarja tha se, Alex mesazhin e parë ia kishte derguar nga tualeti, duke i thënë se dukej shumë seksi. Gjatë intervistës me Ellen, ajo u shpreh se Alex mendonte se takimi i tyre i parë nuk ishte serioz. “Ai më pyeti për të dalë për darkë dhe unë i thashë, “pranoj”. Më vonë më tha se nuk besonte se ky ishte një takim, pasi mendonte se isha me dikë tjetër”, tha Jennifer. Më pas JLo reagoi, duke i thënë: “Unë nuk do të dilja me ty, nëse do të isha e lidhur me dikë tjetër”. Gjatë takimit, Alex ishte ngritur nga tavolina për të shkuar në tualet dhe nga atje i dërgoi mesazh Jennifer, duke i thënë se ishte shumë seski. “Pra ai shkoi në banjo për të ta thënë?”, e pyeti Ellen. “Ai nuk mund të ma thonte në fytyrë, sepse kishte shumë turp”, tregoi këngëtarja.

Rezultate imazhesh për Jennifer Lopez

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?