“Jo çdokush mund të flasë për futbollin”, Ilda Bejleri tregon arsyet e largimit nga “Procesi Sportiv”

Ilda Bejleri ka folur për shkëputjen e saj nga televizioni dhe tha se pavarësisht projekteve të cilat i janë ofruar, ka preferuar që aktualisht të shijojë momentet me familjen dhe miqtë e saj.

“Oferta ka, por megjithatë dua që t’ia lë kohës dhe ta them atëherë kur të jetë momenti. Për momentit dua të shijoj gjërat e bukura, me familjen, shoqërinë dhe miqtë. Do të jetë surprizë, por ju premtoj që do të jetë surprizë e bukur.

Koronavirusi na kapi të gjithëve të papërgatitur. Eksperienca ime tek Procesi Sportiv ka qenë diçka shumë e bukur, por isha mësuar që të prezantoja vetëm. Mendoj që ndoshta jemi lodhur pak nga klishetë, pra edhe sporti ka nevojë për njerëz që thonë të vërtetën, për një analizë reale.

Jo çdokush mund të flasë për futbollin, në momentin që shoh se ka diçka që nuk me mbushet mendja preferoj që rikthehem me diçka shumë serioze”, u shpreh Bejleri për “Edicioni Veror 2020”.

SHKARKO APP