John Legend flet për tradhtinë

John Legend ka pranuar se nuk ka qenë i dashuri më i mirë i mundshëm në të kaluarën. Fituesi i EGOT (çmimeve: Emmy, Grammy, Oscar dhe Tony), 41 vjeç, u tregua i sinqertë lidhur me padrejtësitë që ka bërë më marrëdhëniet e tij të shkuara, teksa fliste me Dax Shepard në podcasti-n e këtij të fundit, “Armchair Expert”.

“Unë mendoj se ajo që ka ndodhur me mua, lidhet me jetën time në shkollë të mesme dhe kolegj. Unë isha më i ri në moshë se të gjithë djemtë e tjerë, prandaj nuk më flisnin shumë vajza. Kështu, kur nisa të tërheq vëmendje, filloi të më pëlqente. Për një periudhë, i shpëtova termit “tradhti”, duke e mbajtur marrëdhënien disi të parregulluar e të paqartë. Padyshim që isha egoist dhe aspak i ndershëm. E gjithë kjo po ndodhte para se të bëhesha i famshëm.”

“Në një moment të caktuar, ti thjesht e kupton se je më i lumtur duke qenë i sinqertë”, thotë Legend. “Je më i lumtur duke qenë besnik dhe i dashuruar me një person. Në një moment të caktuar, thjesht vendosa që ai person ishte Chrissy (Teigen). Nuk doja të merresha më me dikë tjetër.”

Shepard, pranoi gjithashtu, se edhe ai ka mashtruar në marrëdhëniet e tij të mëparshme dhe e quajti sjelljen e tij të mjerueshme. Tani, ai është i martuar me aktoren Kristen Bell dhe së bashku, kanë dy vajza. John Legend u martua me Teigen në 2013-ën dhe çifti ka dy fëmijë: vajzën, Luna, 4-vjeçare dhe djalin, Miles, 2-vjeçar.

“Ne kemi folur për këtë çështje edhe më parë, por kemi kaluar natën së bashku pas takimit të parë. Të dy po dilnim më njerëz të tjerë gjatë asaj periudhe, por mes nesh kishte një lloj lirshmërie që në fillim dhe u dashuruam jo shumë kohë më pas.”

Shepard e pyeti nëse ata ndjejnë presion si çift, pasi njihen në kulturën pop si “couple goals”.

“Ndjehem sikur kjo gjë, bën që të ketë më pak të ngjarë që marrëdhënia mes meje dhe saj të thyhet. Chrissy ka 12 milionë ndjekës në Twitter. Nëse do të bëja ndonjë gabim, do të ishte vetëvrasje e karrierës. Do të ishte e tmerrshme. Është thjesht një arsye më shumë, për të mos e dreqosur.”

Burimi: Fox News

SHKARKO APP