John Legend ngjitet për herë të parë në skenë pas humbjes së fëmijës dhe i dedikon Chrissy Teigen këngën e tij

Chrissy Teigen nuk arriti të sillte në jetë fëmijën e saj të tretë, për shkak të një hemorragjie që zgjati disa ditë me radhë. Modelja dhe bashkëshorti i saj, John Legend e ndanë lajmin e trishtë përmes një postimi në rrjete sociale, i cili preku zemrat e miliona njerëzve. Ata publikuan foto duke mbajtur bebushin në krahë, ndërkohë që Chrissy shfaqej e përlotur.

Pas kësaj ngjarje të trishtë, John Legend, është ngjitur për herë të parë në skenë për eventin e “Billboard Music Awards”. Këngëtari u prezantua nga kolegia e tij, Kelly Clarkson, e cila u shpreh se këto kohë zmerat e të gjithëve ne janë me familjen e tij.

Performancën e tij, John ja dedikoi bashkëshortes, duke u shprehur: “Kjo është për Chrissy-n”, përpara se të niste të këndonte “Never break”. Hitin e tij ai e këndoi ulur në një piano dhe pas performancës prekëse nisën postimet mbështetëse nga fansat e tij në rrjete sociale.

John dhe Chrissy janë prindër të dy fëmijëve të tjerë, Luna dhe Miles, dhe kishin vendosur që fëmijën e tretë ta quanin Jack, por ai nuk arriti ta gëzonte emrin e tij.

SHKARKO APP