Johnny Depp merr një tjetër “shuplakë” pas humbjes së gjyqit me Amber Heard

Johnny Depp nuk mund ta apelojë vendimin e Gjykatës së Lartë kundër tij, se ka dhunuar ish bashkëshorten Amber Heard. Vitin e kaluar, aktori humbi gjyqin kundër botuesit të gazetës britanike “The Sun”, lidhur me një artikull në të cilën thuhej se kishte dhunuar ish gruan.

Depp kërkoi leje nga Gjykata e Apelit për të kundërshtuar vendimin. Por të enjten, një gjykatës refuzoi kërkesën e tij duke thënë se apeli i tij nuk kishte “asnjë perspektivë të vërtetë suksesi”. Depp ka mohuar vazhdimisht pretendimet e Heard, por gjykatësi Andrew Nicol tha se artikulli ishte “thelbësisht i vërtetë”.

Avokatët e tij kërkuan leje për të apeluar vendimin në një seancë të mbajtur në fillim të Marsit, duke argumentuar se gjyqi ishte i padrejtë dhe se kishin prova të reja kundër Heard. Ata e akuzuan aktoren duke thënë se 7 milionë dollarët që mori nga gjyqi nuk i kishte dhuruar për bamirësi, siç kishte premtuar.

/abcnews.al

SHKARKO APP