Johnny Depp takohet me Vuçiç në Beograd, promovon serialin e prodhuar në Serbi
Aktori hollivudian, Johnny Depp, u takua dje me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, gjatë një vizite në Beograd.
Pas takimit, Depp përshëndeti edhe fansat e tij të shumtë që po e prisnin jashtë presidencës serbe dhe firmosi autografe për ta.
Aktori amerikan ndodhej në Serbi për të promovuar një serial të animuar, “Puffins”, i cili është prodhuar në Serbi nga një kompani italiane, me mbështetjen edhe të Ministrisë serbe të Kulturës.
Seriali i animuar me 168 episode tregon historinë e 4 zogjve të vegjël që ndeshen me një lopë deti. Episodet 5-minutëshe do të transmetohen në iTunes Store dhe Amazon Prime Video.