Jolie nuk do ta lejojë ribashkimin e Pitt me Aniston
Fansat akoma vazhdojnë të mërziten për ish-çiftin Brad Pitt dhe Jennifer Aniston, të cilët kohët e fundit morën të gjithë vëmendjen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘SAG Aëards’.
Përveç mediave që i njoftojnë ata, ish-gruaja aktorit, Angelina Jolie, tani është rikthyer në qendër të vëmendjes, ndërsa fansat tani thonë se ajo është e vendosur të prishë lidhjen e Brad dhe Jennifer.
Një burim për American Life & Style ka thënë se Angelina kishte vendosur që në jetën e saj private të bëhet ‘zonja e së keqes’ që ajo mishëroi në filmin me të njëjtin emër dhe po lufton me të gjitha forcat “për të njollosur marrëdhëniet midis ish-burrit të saj dhe yllit të serialit ‘Friends’”.
Hapi i saj i parë për të arritur qëllimin e saj është të ‘godasë’ në financat e Brad – transmeton KP.
“Ajo po mban ‘frerët’ në duar kur bëhet fjalë për t’i prishur ata dhe nuk do të jetë befasuese nëse o kërkon disa milion më shumë vetëm për të mbajtur Brad për vete”.
“Nuk është aspak një ide e mirë për Brad Pitt që Angela Jolie të zemërohet”, ka deklaruar burimi duke shtuar se “ose do të jetë sipas Jolie ose të gjithëve do t’u shkatërrohet jeta”.
KOHA JONË SONDAZH

