Jolie tregon detaje të reja se çfarë çoi në ndarjen me Brad Pitt
Angelina Jolie ka tentuar ta shpëtojë martesën e saj me Brad Pittin. Por, vendimi i saj nuk doli i mirë. Ndarja e Angelina Jolie dhe Brad Pittit ende tërheq vëmendjen e mediave botërore. Edhe pse aktorët deri tani shumë rrallë kanë folur për jetën e tyre, një vit pasi mediat morën vesh për divorcin e tyre, Jolie zbulon detaje të reja për lidhjen e saj. Ajo në një intervistë për mediat amerikane zbuloi se që në vitin 2015 tentoi të zgjidhë problemet martesore, por fatkeqësisht hapi i saj u tregua i pa suksesshëm. Në fakt, Jolie erdhi deri tek ideja që të shkruajë skenarin dhe të xhirojë dramën “By The Sea”, në të cilën të dy ata do të kishin rolet kryesore. Filmi kishte për temë çiftin që ishte zhytur në probleme martesore. “Mendova se kjo do të ishte rruga e mirë që të vendosim komunikim më të mirë. Por, kjo kohë ishte e vështirë për ne, gjë e cila na shkaktoi probleme. Për neve ishte e vështirë vazhdimi i situatës, e cila nuk ka lidhje me filmin”, tha Angelina në intervistën për People. Ajo pranoi se ky hap jo vetëm të tejkalohen problemet në mesin e tyre, por edhe përkeqësimin edhe më të madh të marrëdhënieve që çuan drejt ndarjes. “Filmi nuk arriti të zgjidhë problemet tona”, ka zbuluar Jolie.