Jolie tregon pse nisi aktrimin

Megjithëse për kontributin në botën e filmit u nderua me Oscar, Angelina Jolie pretendon sot se është angazhuar në këtë biznes vetëm për të ndihmuar nënën e saj të ndjerë Marcheline Bertrand që të paguajë faturat e saj.

Ajo në një intervistë për The Hollywood Reporter tha se kurrë nuk ishte ndier mirë para kamerave.

 “Nuk ishte në natyrën time të bëhesha aktore, edhe pse jam e lumtur që jam sot një prej tyre. Por kur nëna ime vdiq, kuptova se sa shumë po bëja për të, sepse kjo punë për mua nuk ishte e njëjtë me atë kur ajo u largua. Kur fillova të luaja, ishte një punë e thjeshtë, pasi dëshiroja të ndihmoja nënën me para. Ishte një punë krijuese, të takoja njerëz, të njihja vetveten, të mësoja aftësi të ndryshme. Është një punë e madhe me të cilën rriteni dhe kuptoni se kush je”, tha aktorja.

Ajo për një moment nuk ishte aspak e kënaqur me punën e saj.

“Ndihesha plotësisht e pa lumtur”, thotë Jolie (42), e cila ka nisur punën tash si regjisore.

SHKARKO APP