Jon Snow dhe Ygritte, dasmë madhështore tamam si në “Game Of Thrones”
Duket se kimia që ekzistonte mes Jon Snow dhe Ygritte në serialin shumë të njohur televiziv “Game of Thrones” kishte rrënjët e tij edhe në jetën reale. Në dy sezonet e para të filmit dy personazhet kanë gjithë kohës një tension mes tyre, vetëm grinden dhe ironizojnë njëri-tjetrin.
Pas shumë zënkave dhe Ygrittit që i thotë Jonit se ai nuk di asgjë, ata përfundojnë duke u dashur si të marrë.
“You know nothing Jon Snow” mesa duket kthehet në një refren dashurie pasi vetëm pak kohë më parë Jon ka deklaruar fejesën me Ygrittin në jetën reale.
Aktorët Kit dhe Rose të dy 30 vjeç, do të martohen në një dasmë madhështore në një kështjellë. Epo më Game of Thrones se kaq nuk ka.
KOHA JONË SONDAZH

