Jona Spahiu shijon ditët e shtatzënisë (FOTO)
Flitet prej kohësh se moderatorja e njohur, Jona Spahiu është në pritje të ëmbël. Megjithatë edhe pse vetë ajo nuk ka pranuar asgjë publikisht, në media është diskutuar se Jona është në muajt e parë të shtatzënisë dhe madje në muajin qershor do të martohet më partnerin e saj.
Moderatorja është shumë aktive në rrjetet sociale dhe nga fotot e publikuara shihet se ndryshimet në fizikun e saj kanë filluar të bien në sy.
Së fundmi ajo ka postuar një foto në instastory, ku shihet qartë që nuri i shtatzënisë e ka zbukuruar moderatoren. Vihet re se ajo është në forma më të rrumbullakosura se zakonisht edhe pse është munduar të fsheh barkun e saj.

KOHA JONË SONDAZH

