Ju duket shtatzënë? Modelja shqiptare në formë perfekte, në muajin e gjashtë të pritjes së ëmbël

Lajmin e bukur që shumë shpejt do të bëhet nënë, Greis e ka ndarë me të gjithë miqtë në fundvit – atëherë kur, siç tha ajo, dhuratat nuk gjenden vetëm poshtë pemës.

Pak javë më parë, modelja ishte e ftuar te “Rudina” për të ndarë momentin më të bukur, kur mësoi se do të bëhet nënë për herë të parë. Pas plot 7-vjetësh bashkëjetesë me partnerin e saj, Ilirin, Greis po jeton pritjen e ëmbël në kohën ideale: “Nuk e kam dashur më parë, por tani  ishte koha e duhur”, – rrëfeu ajo me emocion për lajmin e mezipritur.

Sot, ndërsa ka hyrë në muajin e gjashtë të shtatzënisë, është po njëlloj. Me një rrumbullakësi të lehtë që mund t’ia vëresh me shumë vëmendje, Greis nuk përpiqet ta fshehë barkun. Edhe pse ka zgjedhur një fustan të gjerë dhe të lirshëm, vështirë të kuptosh (nëse nuk e di) që bukuroshja e njohur është në pritje të ëmbël.

Sot, nga studio e “Pasdite në Top Channel”, ku ishte e ftuar në një panel për të folur mbi temën “Më mirë beqarë apo të martuar”, Greis ndau edhe disa sekrete nga jeta e saj private. Pas një bashkëjetese 7-vjeçare me partnerin e saj Ilirin, për çiftin hapat erdhën natyrshëm njëri pas tjetrit. Modelja tregon se e ka shijuar çdo hap të marrëdhënies së saj me kohë të plotë: “Besoj se i ka kaluar të gjitha hapat e jetës në çift. Kam 7 vjet që bashkëjetoj dhe gjërat kanë ardhur në kohën e duhur”, – tregon Greis.

Martesën, edhe më herët, modelja e ka lidhur gjithmonë me sjelljen në jetë të një fëmije, ndaj gjithmonë kohën e saj e shikonte pas moshës 27-vjeçare: “Martesën e kam lidhur gjithmonë me një fakt. Kohën kur do martohem e mendoja si kohën ideale për t’u bërë me fëmijë. Tani jam 28”, – thotë modelja si për të vërtetuar se gjithçka i ka ardhur ashtu siç ka dashur e ëndërruar.

Mosha e martesës është shumë e rëndësishme, shton më tej Greis, por nëse ke gjetur njeriun që do, prioritetet mund të rrëzohen e mbi to të vijnë të tjera.

Për fatin e mirë, Greisit i kanë ardhur të gjitha në kohën e duhur dhe me njerëzit e duhur… Vetëm vajza ka mbetur, ajo do edhe pak kohë të vijë.

SHKARKO APP