Ju kujtohet e “shëmtuara” Beti? Do mahniteni nga bukuria e saj
Mbase as nuk do ta besoni se kjo është e ashtëquajtura “E shëmtuara Beti” Në atë kohë, sipas fabulës së serialit, Beti nuk ishte femra më e bukur që mund të kërkoje në qytet, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për bukuroshen kolumbiane Ana María Orozco Aristizábal.
Aktorja 43-vjeçare pranoi me kënaqësi një set fotosh për revistën kolumbiane “SoHo”, madje edhe të dalë nudo në kopertinë.
Kështu, Ana María Orozco Aristizábal (4 korrik 1973), e njohur nga të gjithë për rolin e protagonistes në filmin “E shëmtuara Beti”, ka çuditur publikun pak muaj më parë duke u bërë pjesë e kopertinës së revistës “SoHo”.
Jo vetëm e shëmtuar, por tashmë Beti është një grua e bukur dhe nudo. Fituesja e çmimeve “Femra më me Personalitet e Vitit” në 2001-shin, në New York Latin ACE Awards dhe “Aktorja e Vitit” një vit më vonë në INTE Award për performancën në telenovelën “E shëmtuara Beti”, tani nuk ka asnjë lidhje me personazhin e viteve më parë.
Në moshën 43-vjeçare, Orozo nuk e ka pasur aspak problem të zhvishet dhe të tregojë format.
KOHA JONË SONDAZH

