Ju prezantojmë me të parin film në historinë e kinemasë, që përmban një skenë të plotë erotike!

Skenat e seksit në kinematografi sa vijnë e bëhen edhe më të zakonshme, edhe pse nuk mund të themi se mbetemi indiferentë ndaj këtyre zgjedhjeve regjisoriale. Duke nisur nga vështirësitë e aktorëve gjatë xhirimit, e deri tek impakti me publikun, një ‘lojë’ e tillë ka bërë që edhe filma tejet komercialë e pa vlera të mirëfillta artistike, si ‘Fifty Shades’ të shndërrohen në qendrën e vëmendjes së audiencës. Nëse flasim për nuditet, fillimet në kinematografi janë disi më të hershme, por cili është i pari film që përmban një skenë të plotë seksi?

Siç dhe mund ta imagjinoni, nuk është Amerika vendi i burimit të një arti të tillë. Më 1933, regjisori çek Gustav Machaty realizoi filmin ‘Ecstasy’, protagoniste e së cilit ishte vetë Hedy Lamarr. Kjo e fundit, jo vetëm që u konsiderua si skandaloze për kohën, për shkak të një skene tejet të gjatë ku shfaqet krejtësisht nudo, por tronditi kritikët dhe publikun e gjerë kur u shfaq në një skenë erotike. Si për të mos mjaftuar kjo, gjatë intepretimit u detyrua të luante edhe orgazmën, një nga elementët më të vështirë që aktorët përballen edhe sot. Vetë skena e seksit nuk përmban nuditet, megjithatë ‘Ecstasy’ konsiderohet si i pari film që shpërfaq erotizëm të pastër.

Amerika nuk ishte aspak gati të përballej me lëvizje të kësaj natyre, e kujtojmë se shumë më vonë pamë diçka më tepër nga Hollywood-i. Duke menduar për 1933-shin, mund të themi me bindje se Machaty ka patur vërtetë guxim!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?