Jul Deda tregon për herë të parë si u pajtua me Gentin
Aktori shumë i dashur për publikun, Jul Deda ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në puntatën e parë të sezonit të tretë të “Piter Pan”, ku u vendos përballë pyetjeve të vogëlushëve.
Një prej fëmijëve e pyeti Julin se cila ishte arsyeja që pas disa vitesh u pajtua me mikun e tij të vjetër, Gentin.
“U pajtuam sepse janë disa gjëra që duhet t’i hedhim pas krahëve për hir të një miqësie, të punës, të dashamirësisë me njëri-tjetrin. Ky është një shembull që duhet ta keni dhe ju në jetë, se është kohë e humbur të mos flasësh me shokun”, u shpreh Juli.