Juliana parashikon fituesin: ”Uroj që zëri yt të trondisë Eurosongun”

Javën e ardhshme, në Pallatin e Kongreseve do të mbahet Festivali i Këngës në RTSH. Juliana Pasha, një prej fitueseve të këtij festivali e cila na ka përfaqësuar edhe në Eurosong, e ka shprehur hapur preferencën e saj përmes një postimi në Instagram. Ajo shprehet se në këtë festival garojnë shumë miq të sajët, por zemrën ia ka rrëmbyer interpretimi i Eugent Bushpepës.

“Një pjesë e madhe e artistëve që marrin pjesë në Festivalin e Këngës janë miqtë e mi. Nuk do të ishte e ndershme të filloja t’i shpërndaja të gjithë vetëm prej miqësisë. Me pastërti i uroj të gjithëve suksese (në veçanti dy mikeshave të mia Mariza Ikonomi dhe Orgesa Zaimi), por ky interpretim fantastik ma mori zemrën që me dëgjimin e parë. Jam e bindur se po kështu (në mos më i fuqishëm) do të jesh edhe live, në skenën e festivalit”, shkruan Juliana.

Në këtë festival ai konkurron si kantautor me këngën ”Mall”. Festivali do të mbahet në datat 21, 22 dhe 23 dhjetor nën regjinë e Pali Kukes, prezantimin e Adi Krastës dhe drejtimin muzikor të Sokol Marsit.

https://www.instagram.com/p/BcprrZ1hz1j/?taken-by=julianapasha

SHKARKO APP