Justin Bieber i dëshpëruar për të vërtetuar se është i dashuri i duhur për Selena Gomez
Ata u rilidhën në muajin tetor dhe thuhet se Justin Bieber dëshiron të dëshmojë për Selena Gomez dhe familjen e saj, që nuk e aprovon lidhjen e tyre, se tani është një i dashur më i mirë. Këngëtari arriti që të rindezë romancën me 25-vjeçaren, pasi marrëdhënia e tyre 5-vjeçare përfundoi në vitin 2015. Pas ndarjes nga The Weeknd, Selena vendosi që t’i japë një mundësi tjetër Justin dhe ky i fundit tani dëshiron t’i tregojë se ka ndryshuar mënyrën e tij të të sjellurit. Një burim tha për rezistën People: “Justin dhe Selena shpenzojnë shumë kohë së bashku, por lidhja e tyre nuk është aty ku duhet. Ata marrin pjesë në shërbimet e kishës së bashku, dalin për darkë. Jusin po mundohet t’i vërtetojë se është një i dashur më i mirë”. Por çifti nuk do t’i kalojë bashkë sezonin e festive, pasi familja e Selenës kërkon të jetë sa më shumë e kujdeshme. “Selena po kalon Krishtlindjen me familjen e saj. Deri tani, Justin nuk është i ftuar”.