Ka abuzuar me një të mitur? Reperi Gjiko reagon sërish ndaj akuzave

Në Prishtinë ka marrë vëmendje të madhe, abuzimi seksual i 11-vjeçares nga 5 burra. Së fundmi, reperi Gjiko ka bërë një reagim për ngjarjen e tmerrshme që ndodhi në Kosovë, ku pesë të rinj abuzuan seksualisht për disa orë me një vajzë 11 vjeçare.

Reperi iu përgjigjet atyre që e gjejnë fajin për këtë brez që po rritet te artistët të cilat nuk promovojnë asnjë vlerë përmes këngëve të tyre.

“Ju që po na gjykoni neve si artistë për influencë të keqe a po e dini që fëmijët tuaj nëpër shtëpitë e juaja kanë qasje nëpër faqe pornografike 99% dhe nuk keni asnjë pikë kontrolli çka fëmijët tuaj bëjnë nëpër telefona e tableta. Edhe mos mendoni që na dëgjojnë vetëm neve artistëve shqiptarë por edhe internacional”.

SHKARKO APP