Ka akoma ndjenja për Butrintin? Reagon tezja e Kiarës: E ka mik, ajo do Luizin

Çifti i vetëm në ”Big Brother Vip 2”, Luiz-Kiara po komentohet masivisht në rrjet dhe të shumtë janë ata që nuk besojnë te ndjenjat e moderatores ndaj këngëtarit. Tezja e Kiarës, Gena, shkruan në një postim në InstaStory se askush nuk mund të përdorë emrin dhe jetën private të Kiarës, përsa kohë ajo nuk është prezente.

“Askush nuk mund të përdorë emrin tënd dhe jetën tënde private për sa kohë nuk je prezente ti zemra ime. Turp për këdo që arrin të harrojë se jashtë lojës së Big Brother-it ti je po kjo, vajzë me të mirat dhe të metat që ka çdo njeri. Për familjen tënde je krenari s’ka rëndësi kush nuk të do e nuk të vlerëson. Po shihet qartë që për klikime dhe famë ju errësohen sytë nuk njohin më as kë kanë familje e jo më miq. Shfaqja duhet të vazhdojë”,- shkruan tezja e Kiarës.

Edhe miku i saj Arbër Zeka, thotë se mes Kiarës dhe ishit të saj, Butrintit nuk ka asgjë tjetër përveç shoqërisë. Ndërsa në një InstaStory tjetër ai ka publikuar momentin e suprizës që Luizi i bëri Kiarës për Shën Valentin dhe krahas saj shkruan: “Sytë nuk mash trojnë kurrë, dashuri e vërtetë”.

SHKARKO APP