Ka dhu*uar vjehrrin aktual dhe Ledjonën? Ish-burri Jorgen Xoxi: Jam dënuar kot…

Ish-bashkëshorti i Ledjonës, banores së ”Big Brother Albania Vip 3”, Jorgen Xoxi është kryefjalë e medias rozë. Ai ka htyer heshtjen pas akuzave nga shoqja e Ledjonës se ka dhunuar vjehrrin e tij. Shoqja e Ledjonës, Jonida e ftuar në Fun Club, tregoi një vendim gjykate, që ish-bashkëshorti i Ledjonës ka dhunuar vjehrrin aktual.

“Atë ditë që ka ndodhur kjo situatë kam dalë me shoqërinë time. Më kanë goditur mua, dhe e kanë parë në kamera, nuk e di si i kanë bërë punët e tyre. Mund të flasin vetë kunatat. E kanë manipuluar. Nuk e kam goditur. Ka qenë mamaja dhe babai im prezent. Mund ta hetoni po të doni. E kam ”ngrënë” kot padinë në gjykatë. Jam dënuar kot me gjobë. Janë bërë kot, e dinë shumë mirë se i kanë parë filmimet”, tha Jorgeni.

Ke ushtruar ndonjëherë dhunë ndaj Ledjonës?

Jorgen Xoxi: Jo asnjëherë.

SHKARKO APP