Ka luajtur vetëm 1 ndeshje me Romën, por Karsdorp bën namin në pushimet me Astrid

Roma në verën e kaluar afroi mbrojtësin 22-vjeçar Rik Karsdorp nga Fejenordi, duke përforcuar prapavijën e tyre për sezonin e ri. Gjithsesi ai nuk ka pasur hapësira në pjesën e parë të sezonit, teksa është aktivizuar vetëm në një ndeshje për 82 minuta lojë.

Karsdorp ndërkohë po shfrytëzon më së miri pushimin dy javor të Seria A, teksa është në shoqërinë e super të dashurës Astrid Bell. Ajo është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, ndërkohë që ndjekësit admirojnë format e saj perfekte.

Mbrojtësi ka udhëtuar në Dubai me bukuroshen e njohur, teksa nuk mungojnë shumë foto kur ata shihen duke u puthur së bashku. /Koha Jonë/

 

 

SHKARKO APP