Kalashnikov, jo vetëm plumba, tani edhe veshje!

Prodhuesi rus i armëve ”Kalashnikov”, goditur nga sanksionet amerikane kundër Rusisë, kërkon një epokë të dytë duke parashikuar tregjet e reja.

I bërë i famshëm nga armët AK-47, kompania ”Kalashnikov” prezantoi sot në Moskë logon e re me objektiv promovimin në mënyrë efikase të prodhimeve të saj.

Ajo njoftoi gjithashtu hedhjen në treg të veshjeve për qitësit sportivë dhe gjuetarët nën markën ”Kalashnikov”.

Prodhimi i aksesorëve, veçanërisht i thikave ”Kalashnikov” bën pjesë gjithashtu mes projekteve të shoqërisë.

Logoja në kuq e zi, me ngjyrat e flamurit të Uraleve, ku ndodhen uzinat kryesore të kompanisë ”Kalashnikov”, përfaqëson një gërmë të madhe “K” që ngjan nga forma me fishekët AK-47.

SHKARKO APP