“Kali i Trojës që kë**ënon familjen”, Erdogan del kundër Eurovizionit: E pamundur të takosh njerëz normal

Për herë të parë, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka sulmuar Festivalin Europian të Këngës, duke e akuzuar se inkurajon “neutralizimin e gjinive” dhe kërcënon familjen tradicionale.

Ai i përshkroi pjesëmarrësit në Eurovizion si “Kali i Trojës së korruptimit shoqëror”, dhe shtoi se qeveria e tij kishte të drejtë që e mban Turqinë jashtë këtij festivali, prej vitit 2012.

Komentet e Erdogan duket se i referohen fituesit të këtij viti, zviceranit Nemo, i cili në këngën e tij rrëfente udhëtimin drejt përqafimit të identitetit të tij pa gjini. 24-vjeçari u bë i pari këngëtar jobinar që fiton kompeticionin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në këto shfaqje është bërë e pamundur të takosh njerëz normal”, tha Erdogan. “E kuptojmë më mirë tani që kemi marrë vendimin e duhur për të mbajtur Turqinë jashtë këtij kompeticioni të turpshëm prej 12 vitesh”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?