“Kam bërë dhurata për të dashurat që në moshën 5-vjeçare”
Trim Jetullahu, është rreperi i cili sapo ka hedhur në tregun muzikor këngën “Lule Blini” duke marrë kështu miliona klikime në Youtube.
I ftuar në emisionin PopCulture në Top Channel, Trimi ka rrëfyer gjithçka për karrierën e tij në muzike, e cila siç theksoi ka nisur që në fëmijëri, por 23-vjeçari nuk ka nguruar të flasë edhe për jetën e tij sentimentale.
Trimi mund të cilësohet si djalë mjaft i bukur dhe shumë i preferuar nga vajzat në Shqipëri dhe Kosovë. Këtë e ka rrëfyer vetë rreperi i cili gjatë intervistës në Pop Culture zbuloi se të dashurën e parë e ka pasur që në moshën 5-vjeçare.
”I kam bërë dhurata të dashurave që në moshën 5-vjeç. Mendoj se femrat janë të shenjta e meritojnë të gjithë respektin. Për ti bërë një dhuratë një vajze s’ka rëndësi vlera materiale, por njëriu që e bën atë”,-përfundoi Trimi.
Ai rrëfeu se marrëdhënia me Çiljetën është shumë e mirë dhe se do ti pëlqente një bashkëpunim me Dhurata Dorën.