“Kam humbur besimin në dashuri”, Angelo Haruni i hap zemrën banorëve të BBV
Gjatë një diskutimi me banorët në Big Brother VIP 5, Angelo Haruni ka folur hapur për dashurinë dhe marrëdhëniet personale. I pyetur nga Lora nëse ishte hera e parë që përfshihej në një lidhje toksike, ai ka pranuar se po.
Angelo ka shtuar se për momentin ka humbur besimin në dashuri, duke ndarë reflektimet e tij mbi përvojat e mëparshme. Ai tregoi se gjatë lidhjes së tij mendonte se ishte normale të mos kishin zënka, por persona të tjerë i kanë shpjeguar se në çdo marrëdhënie konfliktesh ka.
“Kam humbur besimin në dashuri për momentin. Unë mendoja që ishte shumë normale të mos të ziheshe në një marrëdhënie, dhe më është thënë: shiko, është normale që të ndodhin zënka. Është një gjë zënka të vogla, dhe një gjë tjetër zënka-zënka”, u shpreh Angelo.
Komentet e tij kanë hapur një diskutim mes banorëve mbi pritshmëritë dhe realitetin e marrëdhënieve, duke treguar anën më të ndjeshme dhe reflektuese të pjesëmarrësit në spektakël. Angelo duket i vendosur të përjetojë këtë periudhë si një mësim për të ardhmen, duke ndarë me të tjerët mendimet dhe shqetësimet e tij rreth dashurisë dhe besimit në marrëdhënie.
KOHA JONË SONDAZH

