“Kam një vit pa e puthur”, Rudina Dembacaj i përgjigjet ish-bashkëshortit për deklaratën ndaj vajzës

Aktorja e humorit, Rudina Dembacaj ka reaguar pas deklaratës së ish-bashkëshortit të saj Aleksandër Varfaj i cili disa ditë më parë me anë të një postimi në ‘Instagram’ tregoi se prej një viti nuk ka asnjë kontakt me vajzën e tij.

Rudina në rubrikën “S’e luan as topi” nuk zgjodhi ta komentonte drejtpërdrejtë, por e cilësoi si diçka vetëm për t’u bërë lajm, ku sipas saj emri i saj po përdoret nga ish-bashkëshorti që ky i fundit të tërheqë vëmendjen e mediave.

Ish partneri yt ka thënë me një deklaratë se ka një vit pa e puthur vajzën, ke ndonjë përgjigje?

Rudina Dembacaj: Zemra ime kur një person meriton të bëhet lajm nuk duhet të citohet emri i Rudina Dembacaj që lajmi të lexohet. Nëse dikush është personazh publik dhe prodhon lajme le t’i prodhojë.

Kujtojmë se në postimin e tij, Aleksandër Varfaj la të nënkuptohej se vajza e tij jeton me të ëmën dhe familjen e saj të re dhe se që prej një viti nuk e ka takuar atë.

“Një vit pa të puthur. Do të rritesh e do të sqaroj gjëra që nuk ia uroj askujt. Më ka marrë malli”, shkruante ai në ‘Insta Story’.

Kujtojmë që Rudina Dembacaj u divorcua nga Aleksandër Varfaj disa vite me parë dhe është e martuar me Mark Frrokun.

SHKARKO APP