Kamela Islamaj:Në “Këngë magjike” nuk shkel kurrë

Edhe pse një marketing i mirë, sërish ka nga ato artistë që kanë bojkotuar publikisht festival si “Kënga Magjike” dhe ‘Festivali i RTSH”.

Një nga këto artistë është Kamela Islamaj, e cila e ftuar në Thumb ka treguar se nuk është ndjerë aspak e vlerësuar dhe kjo është arsyeja kryesore se pse ka marrë këtë vendim.

“Nëse i ke parë përgjithësisht festivalet tona, ka shumë pakënaqësi, m’i dha pikët ky, s’mi dha pikët ai. Po flasim për Këngën Magjike”, – tregon Kamela. “Nuk e di, është formula e tyre, personalisht nuk mendoj se do e kisha bërë një gjë të tillë!”

“Deri në momentin që do shoh një ndryshim apo di shoh se vlerësohem si këngëtare nuk do të marr pjesë! Për aq kohë sa kam marrë pjesë, jam ndjerë e pavlerësuar… në momentin që ndihem e pavlerësuar, nuk shkoj!”, – përfundon Kamela.

SHKARKO APP