VIDEOLAJM/ Kanadezët kundër çiftit Harry-Meghan: Shpenzimet, t`i paguajnë vetë

Çifti më i diskutuar në botë, Harry dhe Meghan menduan se do të kenë më në fund lirinë dhe paqen e shumëdëshiruar në Kanada, por a do të jetë vërtet kështu? Sepse shenjat që tregojnë të kundërtën, kanë filluar.

Paparacët nuk u ndahen as atje dhe së dyti, kanadezët treguan përmes një peticioni online se nuk duan të paguajnë për Dukën dhe Dukeshën e Sussex. Kur vjen fjala tek shpenzimet e sigurisë, Harry dhe Meghan duhet t`i paguajnë vetë.

Ato nuk shkojnë pak por diku tek 800 mijë euro në vit. “Kanadezët e mirëpresin Dukën dhe Dukeshën, por nuk janë të detyruar t`i mbështesin financiarisht”, deklaroi Aaron Wudrick, presidenti i Federatës Kanadeze të Tatimpaguesve, e cila ishte dhe nismëtarja e peticionit që mblodhi brenda pak orësh me mijëra firma.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?