Kandidatja më e re për deputete, Andia Ulliri: Idhulli im në politikë është një grua
Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Andia Ulliri e cila do të jetë më shumë gjasa edhe deputetja më e re e Parlamentit, është kandidate në zonën e Fushë-Krujës, pjesë e listës së qarkut Durrës.
Tërmeti, emigrimi masiv, roli i femrës dhe rinia ishin disa nga temat që kandidatja u zotua t’i kishte përparësi për tu adresuar në parlament. Nga ana tjetër, ajo ka treguar se idhull në politikë ka Grida Dumën.
”Unë si kandidate dhe deputete e ardhshme në parlament do të angazhohem për sa i përket ndërtimit të shtëpive nga tërmeti që të bëhen aty ku ishin dhe si ishin por kjo është edhe një zotim nga partia demokratike nesër në qeverisje. Disa politikane që unë i admiroj janë Jorida Tabaku, Oriela Nebiaj sepse shoh besimin që ata kanë të rinia për të marrë fatet e vendit në duar dhe ta ndryshojnë këtë vend, por më shumë nga politikanet dua të veçoj Grida Dumën. Ajo përfaqëson si duhet zërin dhe të drejtat e femrave, por edhe jo më pak rinisë edhe politikës në qasjen e saj që ajo ka zgjedhur të bëjë”,-tha 22 vjeçarja.