Kanye dhe Kim gati për të rikuperuar gjithçka

Pas komenteve të ndryshme se Kanye dhe Kim kanë qenë duke i dhënë fund lidhjes së tyre, duket se dyshja ka vendosur të rikuperojë gjithçka. Ata kanë darkuar së fundmi krah njëri-tjetrit në një vend të cilin kanë zgjedhur të mos e zbulojnë.

“Darkë për të dy”, ka shkruar Kanye në një prej postimeve ku bie në sy drita e hënës e cila ka shoqëruar dyshen përgjatë mbrëmjes.

Edhe Kim ndau një foto ku dukeshin këmbët e dyshes, shoqëruar me mbishkrimin “Nata e takimit”. Me siguri Kim dhe Kanye janë duke rikuperuar lidhjen e tyre, pas një kohe të gjatë mbushur me problematika mes tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?