Kanye West është i bindur që do të bëhet presidenti i ardhshëm i Amerikës

Kanye West është në prag të publikimit të albumit të tij të ri, “Jesus is King”, por ndërkohë që presim për këtë, le të dëgjojmë planet e reperit.

West, mendon se fare mirë mund të jetë presidenti i ardhshëm e Amerikës! Gjatë intervistës së tij me Zane Lowe, thotë se do të hyjë në garë për Shtëpinë e Bardhë në 2024-ën.

Madje, është i sigurtë që do ta fitojë!

“Do të vijë një ditë që unë do të jem Presidenti i SHBA-ve! Dhe do të kujtoj…çdo themelues që s’pati kapacitetin të na kuptojë kulturalisht çfarë ne po bëjmë.”

Mendimi i parë që na erdhi? Imagjinuam Kim Kardashian si Zonjë të Parë!

Babai i katër fëmijëve, që duket se e ka më shumë se seriozisht kandidimin për president, tha ndër të tjera se është në mënyrë absolute “artisti më i madh i të gjitha kohërave”.

Kanye duket i sigurt, njësoj si atëherë kur i premtoi fansave se albumi i ri do të dilte në mesnatën e 25 tetorit, por më pas i la të zhgënjyer kur i tha se për probleme teknike, s’ka mundur të përfundojë ende.

Burimi: Mirror

SHKARKO APP