Kanye West i bën thirrje nga skena Kim Kardashian të ribashkohen
Kanye West nuk ka hequr dorë nga dëshira për të shpëtuar martesën e tij.
Ylli i popit i bëri thirrje bashkëshortes së tij, Kim Kardashian, me të cilën është në proces divorci që të kthehej tek ai.
Kanye West iu lut nënës së katër fëmijëve të tij që të ribashkoheshin teksa po performonte në skenë me Drake, ndërsa Kim ndodhej në tribunë.
Gjatë interpretimit të këngës së tij “Runaway”, West vendosi të niste një përpjekje për të rifituar gruan e tij.
“Kam nevojë që ti të vraposh menjëherë tek unë”, tha West, duke shtuar një varg të ri në këngë. “Më konkretisht, Kimberly.”
Kjo është performanca e parë e West në 5 vite dhe gjesti i tij shkaktoi reagime në audiencë.
Kardashian bëri kërkesë për divorc nga West në shkurt, shtatë vjet pasi dyshja u martuan në një ceremoni luksoze në Itali.
Disa javë pasi këngëtari bëri të qartë se ende shpresonte për një pajtim.