Kanye West publikon albumin e ri për Krishtlindje “Jesus is Born”
Reperi me famë botërore, Kanye West, pikërisht për Krishtlindje ka publikuar albumin e ri “Jesus is Born”.
West u ribashkua me grupin e tij muzikor “Sunday Service” për albumin ungjillor me 19 këngë, të cilat fituesi 21-herë i Grammy e lansoi nën emrin e këtij grupi.
Ndërkohë, ai publikoi albumin e tij të parë “Jesus is King” këtë tetor dhe arriti numrin 1 në tabelën e Billboard 200, duke e thyer rekordin pas Eminem.
https://twitter.com/kanyewest/status/1209932934351904773?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1209932934351904773&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fkanye-west-publikon-albumin-e-ri-per-krishtlindje-jesus-born%2F
Nuk është hera e parë që reperi përdor një festë madhore për të zbuluar një vepër të re muzikore, siç veproi këtë herë.
Në Ditën e Falënderimeve, West hodhi videoklipin e tij muzikor “Closed on Sunday” – këngë për vlerat e familjes që është pjesë po ashtu e “Jesus Is King”.
Me këtë të fundit, West emocionoi disa nga të burgosurit në burgun famëkeq të Teksasit, Harris County.
Rreth 200 të dënuar kishin mundësinë që ta takojnë nga afër reperin amerikan, i cili i ka interpretuar këngët e reja para tyre.