“Karma”, Melinda vjen me klip provokues

Reperja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, është në përfundim e sipër të projektit të saj më të ri muzikor. Në disa fotografi të publikuara së fundmi në rrjetin social Instagram, reperja me prejardhje nga Mitrovica ka bërë të ditur se kënga e saj e re do të publikohet më 15 dhjetor.

“Karma” do të mbajë titullin ky projekt, që mesa duket tematika e tij do të jetë hakmarrja ndaj njerëzve që janë të prirur për të bërë keq. Ashtu si në thuajse çdo prezantim tjetër, Melinda nuk do t’i mungojë publikut me një paraqitje mjaft provokuese në klipin e ri.

E veshur në të kaltra dhe me një pamje tërheqëse, reperja duket se ka përgatitur një performancë të veçantë për fansat e saj në këtë klip.

https://www.instagram.com/p/B55sEqpFEN6/

SHKARKO APP