Kate dhe William duke luajtur golf të qeshur e të lumtur, 2 ditë para 10-vjetorit të martesës

Megjithëse muajt e fundit nuk kanë qenë aspak të lehtë për ta, Kate dhe William kanë vazhduar me detyrat e tyre mbretërore dhe nuk i kishim parë kaq të lumtur prej kohësh.

Çifti mbretëror vizituan “Cheesy Waffles Project” që ka në qendër kujdesin ndaj fëmijëve dhe të rriturve me nevoja të veçanta. Kjo organizatë speciale, është financuar me fondin e bamirësisë speciale të dasmës së William dhe Kate që u zhvillua 10 vite me parë. Asokohe u dhuruan plot 1 milion euro për projektin që vazhdon edhe sot.

Çifti ka kaluar një ditë të veçantë duke folur, luajtur golf me fëmijët dhe të rriturit e qendrës. Kate ama nuk ja thote fare nga golfi dhe çdo gabim që bënte në lojë e kalonte me të qeshura që nuk i shpëtuan aparatit.
Mesa duket 10-vjetori dasmës do i gjejë të lumtur dy të dashuruarit.

SHKARKO APP