Kate e William, vizitë e papritur në spital

Pas angazhimeve dhe videokonferencave online për shkak të pandemisë së Covid-19, Kate dhe William kthehen në terren.

Me rastin e 72-vjetorit të përvjetorit të Qëndrës kombëtare shëndetësore, duket e Cambridge kanë vizituar Queen Elizabeth Hospital të King’s Lynn për të falenderuar stafin mjekësor për impenjimin e tyre në ndihmë të komunitetit gjatë emergjencës së koronavirusit.

Princi dhe bashkëshortja udhëtuan drejt qytetit të Norfolk, pranë Anmer Hall, ku kanë kaluar periudhën e lockdoën me George, Charlotte dhe Louis.

Dukët kanë falenderuar stafin mjekësor për punën dhe përkushtimin gjatë pandemisë:’Ju falenderojmë për mbështetjen dhe shpresën që i keni dhënë kombit tonë. Princi William vizitoi personalisht stafin mjekësor në ambulanca, ndërsa Kate Middleton pati një takim në një qendër për fëmijë. Ky është prezantimi i parë publik për ciftin pas takimeve publike në video konferenca gjatë periudhës së emergjencës Covid. Ajo është shfaqur me flokët e mbledhur bisht dhe me buzëqeshjjen që e karakterizon.

 

SHKARKO APP