Kate feston ditëlindjen, ja urimi i Meghan dhe princ Harry-t

Dukesha e Cambrige Kate Middelton festoi ditëlindjen e 38-të ditën e sotme. Ajo u fotografua duke mbërritur në shtëpinë e saj “Kensington Palace”, veshur një xhaketë jeshile. Dita e madhe e Dukeshës së Kembrixhit erdhi vetëm disa orë pasi princi Harry dhe Meghan Markle njoftuan vendimin e tyre tronditës për familjen mbretërore.

Në llogarinë zyrtare, Harry dhe Meghan shkruajtën: “Duke uruar një ditëlindje shumë të lumtur për Dukeshën e Kembrixhit sot!”, të shoqëruar nga një zemër dhe një emoji tortë ditëlindjeje. Princ Harry aktualisht është i gjashti në fron pas babait të tij, Princit Charles, vëllait, Princit William dhe tre fëmijëve të William, Princi George, 6 vjeç, Princesha Charlotte, 4 vjeç dhe Princi Louis,1vjeç.

Persona të brendshëm thonë se ftohtësia midis vëllezërve shkon më thellë nga sa e kuptojnë të tjerët. Sot, pasojat nga përçarja që filluan dy vite më parë me fejesën e Harry-it me Meghan, ku burimet thonë se William e paralajmëroi Harry-n, vazhdon të gërryejë të gjithë familjen mbretërore, ku së fundmi ishin planet e Krishtlindjes, pasi Meghan dhe Harry njoftoi se ata nuk do të kalonin pushimet me familjen mbretërore në Sandringham.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?