Kate fund përçarjes me Meghan? Zbulohen qëllimet që ka Princesha e Uellsit

Do kemi më në fund një bashkim të familjes mbretërore në Britaninë e Madhe, bashkim që nuk u as në ceremonitë mortore për Mbretëreshën? ”Lufta” e heshtur mes kunatave, do të marrë fund?

Princesha e Uellsit, Kate Middleton është e gatshme t’i japë fund përçarjes me Meghan Markle, duke shpresuar se marrëdhëniet me të do të rregullohen në vizitën e saj të ardhshme në SHBA.

”Sapo planet e Kate dhe William për Boston të përfundojnë, ajo po planifikon të bëjë një hap drejt Meghan-it në një përpjekje për të ribashkuar vëllezërit dhe për të shuar përçarjen. Harry dhe Meghan janë deri në fyt me oraret e tyre të ngjeshura, por Kate është e gatshme të bëjë përpjekje për sa kohë që datat nuk përplasen”,-tha një burim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Princi William dhe Middleton do të marrin pjesë në ceremoninë e dytë vjetore të ndarjes së çmimeve “Earthshot Prize” në Boston më 2 dhjetor, duke shënuar udhëtimin e tyre të parë në SHBA që nga viti 2014.

Swiss Digital Mobile Reklama

Meghan dhe Kate mund të jenë gati për t’i qetësuar gjërat, burimet thonë se William nuk mund ta falë ende vëllain e tij të vogël.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?