Kate i kthen dhuratën, Kim përpiqet të joshë Meghan me diamante

Kim Kardashian duket se do të krijojë marrëdhënie të mira me Meghan Markle, sepse po i paraprin me një dhuratë të kushtueshme me rastin e fejesës. Sipas “Ok!”, ajo ka porositur vëthë diamanti të dizenjuar posaçërisht për Meghan Markle-in. Po sipas kësaj reviste, Kim është përpjekur t’ia gjejë anën aktores përmes miqve në Hollywood, që t’ia prezantojnë Meghan-in. Sipas një njeriu të afërt me Kim-in, ajo po e bën gjithë këtë sepse do të krijojë ura komunikimi me të fejuarën e princit Harry, 5 vite pasi Dukesha e Cambridge-it, Kate Middleton-i, i ktheu mbrapsht dhuratën që ajo i kishte bërë: një garderobë me veshje të linjës Kardashian. Në 2012-ën, Kim Kardashian i dërgoi këtë dhuratë gruas së princit William në shenjë dashamirësie, por Kate tregoi hapur injorimin e saj duke ia kthyer të gjitha veshjet, siç ia kishte sjellë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?