Kate kalon William në popullaritet, kurse princi Andrew është më…

Princesha e Uellsit Kate Middleton ka kaluar në popullaritet Princin William. Një sondazh nga agjencia e sondazheve Savante të kryer për Independent, tregon që Kate e cila aktualisht po trajtohet për një formë të paspecifikuar të kancerit, mbështetet nga 62 për qind e të anketuarve, ndërsa Princi i Uellsit favorizohet nga 61 për qind e të anketuarve britanikë.

Princi Andrew pasi u shoqërua me pedofilin e dënuar Jeffrey Epstein, u zgjodh si anëtari më pak i preferuar i familjes mbretërore – ai mbështetet nga vetëm 14 për qind e të anketuarve.

Çifti Princi Harry dhe Meghan Markle po përballen me mungesën e popullaritetit. Harry mbështetet nga vetëm 29 për qind e të anketuarve, ndërsa gruaja e tij Meghan është edhe më pak e popullarizuar me vetëm 25 për qind të mbështetjes së të anketuarve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?