Kate Middleton një njeri i zakonshëm me helmetë e doreza boksi
Klasike, e qeshur dhe si gjithmonë simpatike, Kate Middleton është njësoj si njerëzit e zakonshëm dhe pas look-ut prej princeshe në Bafta, ajo kthehet nën petkun mbretëror dhe të përditshëm, duke dhuruar momente të ëmbla.
Gjatë një pasdite të pasur me impenjime së bashku me princin William ajo është shfaqur shumë e ëmbël dhe e dashur në lidhje me bashkëshortin, duke shijuar një akullore së bashku dhe duke u veshur me një komplet pune me helmetë në kokë.
Ajo i qesh një vajze të cilën e lut të mos i ngjaj një princeshe dhe shfaqet me shumë stil dhe elegancë me një pallto low cost të kuqe. Me William shikimet mes tyre janë në sintoni të plotë. Në të gjitha takimet që ajo bën dukesha e Cambridge shfaqet e qeshur dhe i buzëqesh të gjithëve, duke treguar të paktën në publik që e ka kaluar tensionin e madh të Magxit.