Kate Upton shpallet “femra më seksi në botë”

Kate Upton është në krye të listës së “Hot 100” të “Maxim”. Lajmi u konfirmua të enjten dhe supermodelja ndodhet në koopertinën e revistës si “femra më seksi në botë”. “Të qënurit numri 1 në Hot 100 është një shpërblim i vogël për të gjithë punën e vështirë,”-shprehet Upton. Ylli i pasarelave i bashkohet një liste ku përfshihen yje “të nxehtë”. Hailey Baldwin kryesoi listën vitin e kaluar ndërsa Stella Maxwell dhe Taylor Swift zotëruan vendin e parë në vitin 2016 dhe 2015, respektivisht.

“Lista jonë Hot 100 ka të bëjë më shumë sesa thjesht bukuria fizike. Tani më shumë se kurrë ne duhet të lartësojmë femrat e zgjuara dhe të fuqishme që po thyejnë kufijtë duke na treguar se çfarë është e mundur.

Dhe askush nuk mund ta bëjë këtë më shumë sesa ylli ynë i kopertinës Kate Upton”, tha në një deklaratë Robert Price, shefi i Maxim. Kate është zbuluar në një shfaqje me kuaj kur ishte 12 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?